E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Apeli i GJKKO jep vendimin për Bujar Shegën, ‘trurin financiar’ të grupit të Suel Çelës

Apeli i GJKKO la të pa ndryshuar masën e arrestit në burg për Bujar Shegën, arrestuar si pjesë e organizatës kriminale që drejtohej nga Suel Çela.

52-vjeçari, u ekstradua nga Itali në Shqipëri në prill të këtij viti, i konsideruar si truri financiar i organizatës së Suel Çelës në Elbasan.

52-vjeçari me dy emra, i njohur dhe si Marsel Shega është administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, përmes të cilave dyshohet se pastronte paratë e disa grupeve, përfshirë të organizatës së Suel Çelës dhe gjithashtu të një grupi me bazë në Dubai, që ka investuar në Tiranë në pasuri të paluajtshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›