E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pronës të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt

TIRANË, 7 mars /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme për sekuestron e një vile në Palasë të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt.

Elda Dinaj, shoqja e ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt, kishte paraqitur një kërkesë në GJKKO ku kërkonte heqjen e sekuestros së vilës që është sekuestruar në kuadër të hetimit pasuror për ish-zëvendëskryeministrin.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më 07.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 63, datë 27.02.2025 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 189, datë 07.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar – disponuar mbi ankimin e paraqitur nga ankuesja E.D., ndaj vendimit nr. 449 akti, datë 31.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për heqjen/ndryshimin e masës së sigurimit pasuror, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 449, datë 31.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton Gjykata e Posaçme e Apelit.

Ahmetaj është shpallur në kërkim nga SPAK që nga viti 2023, pasi akuzohet për mosdeklarim pasurie, korrupsion dhe pastrim parash.

/r.e//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›