E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Jurgis Çyrbjes për shuarjen e masës “arrest në burg”

TIRANË, 20 shkurt /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Jurgis Çyrbjes për shuarjen e masës së sigurimit “arrest në burg”.

Vendimi u mor sot, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka, Florjan Kalaja dhe Tereza Merkaj.

Kërkesa e të pandehurit kishte si objekt shuarjen e masës së sigurimit “arrest në burg”, caktuar me vendimin nr. 126, datë 20.10.2024 të Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe verifikuar me vendimin nr. 129, datë 22.10.2024 të Apelit të Posaçëm, me argumentin e përfundimit të dënimit të dhënë me vendimin nr. 68, datë 03.11.2025 të së njëjtës gjykatë të shkallës së parë.

Pas shqyrtimit, Apeli vendosi rrëzimin e kërkesës së Jurgis Çyrbjas.

Çyrbja u dënua më 3 nëntor 2025 me 3 vjet burg për tregim të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit, por me gjykim të shkurtuar vuajti 2 vite.

Ai ka qenë deputet i Kuvendit për dy legjislatura dhe dha dorëheqjen nga mandati në tetor 2024, në kohën kur hetimet e SPAK kishin hyrë në fazën përfundimtare.

/gj.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›