E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi vendimin e GJKKO, shpall të pafajshëm ish-gjyqtarin Shkëlzen Selimi

TIRANË, 28 prill /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi vendimin e GJKKO, që shpalli të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi.

Vendimi u mor sot nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Igerta Hysi dhe Dhimitër Lara, pas shqyrtimit të anikimimit të bërë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj vendimit të GJKKO-së.

Në tetor të vitit 2022, SPAK dërgoi për gjykim çështjen ndaj Selimit për veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Megjithatë, në përfundim të procesit, GJKKO vendosi deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Shkëlzen Selimi për fshehje pasurie, me arsyetimin se fakti penal objekt akuze nuk provohet se ekziston.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›