E Martë, 3 Nëntor 2026

Apeli i Posaçëm shqyrton sot kërkesën e Berishës, a do të lejohet ish-kryeministri të marrë pjesë në seancat plenare

Ditën e sotme në Gjykatën e Apelit të Posaçëm pritet të shqyrtohet kërkesa e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare.

GJKKO caktoi ndaj tij masën ‘arrest shtëpie’ më 30 dhjetor të vitit të kaluar, për çështjen e ish-kompleksit Partizani.

Ndërkohë, disa ditë më parë Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për shuarje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi ndodhen nën masën e sigurisë arrest shtëpie, lidhur me aferën e kompleksit ish-Partizani. Berisha akuzoeht për korrupsion pasiv, ndërsa Malltezi për korrupsion aktiv. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›