E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Apeli lë në burg Dritan Goxhajn/ Ish luftëtari i UÇK: Kam mbrojtur Kosovën me zemër e me penë

Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj do të qëndrojë në qeli me vendim të apelit të përgjithshëm.

Goxhaj kishte kërkuar lirinë në këtë gjykatë, por diçka e tillë iu mohua.

Ai pretendoi se ka mbrojtur Kosovën me zemër dhe penë. 45-vjeçari u shpreh se ekstradimi i tij drejt Hagës po bëhet për t’i bërë qejfin Serbisë.

Dritan Goxhaj u arrestua me 31 korrik pas urdhër-ndalimit të lëshuar nga Gjykata Speciale.

Ai akuzohet se ka intimiduar dëshmitarët e mbrojtur të drejtësisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›