Apeli lë në burg Dritan Metajn/ Ish shefi i komisariatit të Kurbinit i lidhur me grupin e drogës

Apeli i Posaçëm ka lënë në burg ish-shefin e komisariatit të Kurbinit Dritan Metaj, i akuzuar nga SPAK si i përfshirë në grupe të rrezikshme kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Togat e zeza kanë lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke rrëzuar pretendimet e ish-zyrtarit të lartë të policisë.
Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, Dritan Metaj ishte i lidhur me Gëzim Çelën, i njohur ndryshe si baroni i drogës.
Ishte operacioni ‘flakë në det’ që nisi prej gushtit dhe zbërtheu rolin e organizatorëve dhe zyrtarit të policisë në trafikun e drogës.
Sipas dosjes hetimore Metaj kishte komunikime të shuma me Çelën dhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal.