E Hënë, 2 Nëntor 2026

Apeli lë në fuqi arrestin për Petri Bozon

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Petri Bozon, duke rrëzuar kërkesën e tij për lirim.

Vendimi u mor pas kërkesës së prokurorit Altin Buna. Bozo nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokati i tij, i cili kërkoi shpalljen të paligjshëm të arrestimit dhe lirimin e klientit.

Disa javë më parë, në fshatin Mengël të Elbasanit, Petri Bozo aksidentoi me automjet një të mitur, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›