E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Apeli rrëzon kërkesën e Ahmetajt/ Mbetet në fuqi vendimi për sekuestrimin e llogarive bankare

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar ankimimin e ish-numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetaj, për sekuestrimin e llogarive të tij bankare.

Vendimi i marrë mëngjesin e kësaj të shtune nga gjyqtari Dhimitër Lara la të pandryshuar bllokimin e aseteve financiare në një bankë të nivelit të dytë për ish-ministrin Arben Ahmetaj.  Ai është marrë dy herë i pandehur nga gjykata për dosjen e inceneratorëve, por edhe për privatizimin e një furre buke.

Për të parën ai akuzohet për fshehje të pasurisë, korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa për rastin e dytë për shpërdorim detyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›