Apeli nesër vendimin për ’21 Janarin’, Pretenca: 2 gardistët të dënohen me 48 vite burg
TIRANE-Gjykata e Apelit do të japë nesër vendimin për dy gardistët e akuzuar për vrasjen e 3 protestuesve në 21 Janar 2011.
Startoi sot në Gjykatën e Apelit procesi gjyqësor për ngjarjet e 21 Janarit, ku Prokuroria kërkoi të prishet dënimi i Gjykatës së Tiranës dhe të dënohen me burg dy gardistët që akuzohen për vrasjen e protestuesve.
Sot është zgjedhur kryesuesi i këtij gjyqi, z.Agim Bendo, anëtarë Evjeni Sinojmeri dhe relator Ervin Metalla, ndërsa prokurorë Shkëlqim Hajdari dhe Altin Dumani.
Procesi gjyqësor që konsiderohet si ‘patatja e nxehtë’ e drejtësisë shqiptare nisi me kërkesën e prokurorisë ndaj gardistëve Ndrea Prendit dhe Agim Llupos.
Prokurori Shkëlqim Hajdari kërkoi sot që të prishet vendimi i Gjykatës së Tiranës, ndërsa kërkoi të njëjtin vendim që kërkoi dhe gjyqin e mëparshëm.
“Ndrea Prendi të dënohet me 23 vite burg, Agim llupo të dënohet me 25 vite burg”, shqiptoi prokurori Hajdari.
Sipas prokurorëve ekzistojne prova balistike që provojnë se ish-kreu i Gardës, Ndrea Prendi vrau Faik Myrtajn sepse një copë predhë e gjetur në trupin e Myrtaj përkonte me plumbin që ka qëlluar nga pistoleta e Prendit.
Ndërsa gardisti Agim Llupo, sipas prokurorisë vrau protestuesit, Zuver Veizin dhe Hekuran Dedën.
Prokurori u shpreh se gjykimi i çështjes në shkallën e parë të gjykatës ka qenë i paplotë dhe nuk janë marrë parasysh provat. Vendimi i gjykatës së shkallës së parë në Tiranë i nxori të pafajshëm gardistët për ngjarjen e 21 janarit të viti 2011.
Gjyqi për 21 Janarin cilësohet si një proces gjyqësor që ka futur në kontradiktë politikë shqiptare si dhe ka ngjallur një diskutim juridik.
Më 21 Janar, viti 2011 u vranë gjatë një proteste të së majtës atë kohë në opozitë, protestuesit Hekuran Deda, Aleks Nikaj, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi.
Avokati Genc Gjokutaj
“Nuk mund të prononcohemi pa u dhënë vendimi i gjykatës, pati debat, kaq mund të them për momentin, por pa u shprehur gjykata nuk mund të flasim. Nëse janë të pafajshëm? Po tashmë është realitet”, u shpreh avokati i çështjes.
(d.b/BalkanWeb)