E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aplikimi online, Berisha: Praktikat e Ramës antikushtetuese, fshesë në administratë e privat

Kryeministri ende në detyrë Sali Berisha ka denoncuar edhe njëherë nismën e kreu të PS dhe kryeministrit të ardhshëm Edi Rama për mbledhjen e CV të qytetarëve që janë në kërkim të një vendi pune dhe disponojnë aftësistë e tyre për atë vend pune. Përmes një deklarate për mediat zëdhënësja e Kryeministrisë Erla Mëhilli tha se tenderi që ka hapur kryesocilaisti është një akt flagrant anti-shtetëror, që ka për qëllim shkatërrimin e administratës publike dhe tregut të punës në terësi.

Kryetari i mazhorances së re, z.Edi Rama ka hapur prej ditësh në një akt flagrant anti-shtetëror, tenderin për fshesën ndaj administratës. Madje ai pretendon se Data Base i PS që do të përdoret për këtë qëllim, do ti ofrohet edhe sektorit privat. Pra fshesa e partisë, tenderi i saj për punësim, do të përfshijë edhe punonjësit e sipërmarrjeve private. Kjo është forma më staliniste e kontrollit të tregut të punës, është kazma në themelet e lirisë së këtij tregu. Për të justifikuar veprimin e tij, vendosjen me shpejtësi të sistemit gjobëvënës socialist, Z Rama deklaron se punëkërkuesit e përzgjedhur nëpërmjet Partisë Socialiste do ti ofrohen konkurseve te hapura që organizon administrata për vende pune sepse sipas tij më parë këto konkurse nuk kanë qenë të hapura dhe tani ai do ti bëjë më të hapura duke rekomanduar nga selia e PS pjesëmarrësit e këtyre konkurseve. Unë sot jam këtu për të denoncuar këtë praktike, si një veprimtari të mirëfilltë anti – shtetërore dhe shkatërrimtare për administratën publike dhe tregun e punës në tërësi tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›