E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apolonia, 2 ndeshje denim e gjobe

Klubi i futbollit Apolonia eshte denuar nga disiplinori me zhvillimin e dy ndeshjeve pa pranine e spektatoreve ne “Loni Papuçiu” dhe 200 mije leke te reja gjobe. Kjo si pasoje e hedhjes se sendeve te forta ne fushe me pasoje goditjen e arbitrit anesor Denis Rexha , si dhe per
mosmarrje te masave te mjaftueshme te sigurise. Ngjarja ndodhi ne ndeshjen e javes se shtate ndaj Flamurtarit e perfundoi ne barazim 1 - 1. Vlonjatet i kerkuan disiplines fitoren ne tavoline , takimi u nderpre per shtate minuta por me pas loja vijoi normalisht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›