Arabi ndalohen protestat e marshimet

Deklarata vjen pas disa protestash nga pakica shiite në pjesen lindore të vendit, një zonë e pasur e me naftë. Muajin e kaluar mbreti Abdullah ofroi disa lëshime për të mbrojtur mbretërinë nga përhapja e revoltave.
“Ndalohet kategorikisht cdo lloj proteste apo marshimi, sepse ato bien ndesh me ligjin islamik te Sharias, vlerat dhe traditat e shoqërisë saudite. Policia është e autorizuar me ligj të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme kundër atyre që përpiqen të shkelin ligjin”, thuhet në deklaratë.
Protestat në Provincën Lindore, ku prodhohet pjesa më e madhe e naftës në vend, kërkoi lirimin e të burgosurve që sipas protestuesve janë dënuar pa gjyq.
Deklarata vjen pas rikthimit të mbretit Abdullah në kryeqytet, pas një mungese disamujore për shkak të sëmundjes së tij.
Ai ofroi 15% rritje page për nëpunësit e shtetit, si dhe fonde shtesë për shtëpitë, studimin dhe sigurinë sociale.