Arabia Saudite zbulon komplotin terrorist

Zyrtarët në Arabinë Saudite kanë thënë se kanë zbuluar qeliza terroriste në mbretëri dhe se kanë arrestuar tetë persona.
Mediat lokale citojnë ministrin e Brendshëm i cili ka thënë se gjashtë jemenas dhe dy sauditë janë në mesin e të arrestuarve.
Sipas burimeve të njëjta, ata dyshohet se kanë planifikuar komplote për të sulmuar policinë dhe civilët në Riad.
Ministria e Brendshme ka thënë se të dyshuarit promovojnë mendimet e Takfirit, term ky që në Arabinë Saudite i referohet Al Kaidës ose grupeve të lidhura me këtë organizatë terroriste.