E Diel, 1 Nëntor 2026

“Arbana nuk duhet të përfshihej në debat”, Fabjola flet për herë të parë pas daljes nga Ferma VIP: Duhet të digjesh që të jesh një yll

Pas largimit nga “Ferma VIP”, Fabjola Elezaj ka reaguar për herë të parë në “Ferma Club”, duke folur për eksperiencën e saj, debatet brenda shtëpisë dhe raportin me Adin.

“Ferma ishte eksperiencë e bukur, disa momente ishin jo të bukura. Por më shumë kam marrë sesa kam dhënë aty. Duhet të digjesh që të jesh një yll. Unë u dogja, u poqa.” u shpreh ajo.

Fabjola foli edhe për debatet që çuan në largimin e saj nga formati, duke sqaruar se nuk e kishte personalisht me moderatoren Arbana Osmani.

“Unë në ansjë moment nuk e kam patur me Arbanën. Personit të parë që do mu drejtonte nga studio do i thoja atë fjalë. Arbana përderisa nuk është personazh brenda nuk kishte pse të hynte në debat. Sepse përfshiu miqtë e saj”, u shpreh Fabjola.

View this post on Instagram

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Ajo reagoi edhe ndaj Ermal Mamaqi, pas publikimit të një videoje të saj në rrjetet sociale: “Ti merresh me një vajzë 23-vjeçare, ndërsa një gruaje tjetër që tha të njëjtën fjalë i the bravo.”

Në fund, Fabjola pranoi se gjendja e saj psikologjike brenda fermës kishte qenë e rënduar. “Kam qenë shumë keq psikologjikisht. Më është dashur t’u them njerëzve ‘mos shani’. Por shyqyr që dola dhe jam shumë mirë jashtë.”

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›