E Enjte, 5 Nëntor 2026

Arben Ahmetaj ankimon sekuestron/ Kërkon zhbllokimin e pasurive të familjarëve të tij

Ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimet e sekuestrove preventive, për dy vilat e familjarëve të tij.

Bëhet fjalë për vilën në Hamallaj dhe atë në Palasë.

Kjo kërkesë vjen pas rrëzimit të ankimit, përmes të cilit kundërshtonte kontrollet e banesave, duke i konsideruar të paligjshëm dhe antikushtetues.

Ish-zëvendës kryeministri, Arben Ahmetaj, është nën akuzë për 4 vepra penale, atë të “shpërdorimit të detyrës”, “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, “pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “përfitimit të paligjshëm të interesave”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›