Arben Ahmetaj humb mandatin – Mungoi 6 muaj në Kuvend, pritet zëvendësimi

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj humbi sot, më 6 janar 2024, mandatin e deputetit, pas një mungese 6-mujore në Kuvend.
Sipas Kushtetutës, mandati i deputetit ndërpritet menjëherë nëse për 6 muaj nuk merr pjesë në jetën parlamentare.
Pritet që në seancën e radhës, Kuvendi të konstatojë pavlefshmërinë e mandatit dhe t’i drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zëvendësim, bazuar në rezultatet e arritura në zgjedhje.
I renditur pas Arben Ahmetajt rezulton Dallandyshe Bici me 4.977 vota dhe nëse ajo nuk do të pranojë, pas saj renditet Plarent Ndreca me 4.008 vota.
Arben Ahmetaj akuzohet nga SPAK për korrupsion, por vendndodhja e tij nuk dihet, pasi rezulton të jetë larguar nga Shqipëria.
Gazetare: Denada Shkodrani
/rtsh.al/