Arben Malaj del i pavarur: Fundi i neodiktatorëve. Rama dështon sërish ta mundë Berishën
Deputeti Arben Malaj deklaroi nuk ishte përfshirë në listën e PS për shkak të një vendimi personal të kreut të kësaj partie, Edi Rama dhe se do të dalë si deputet i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit.
Përmes një deklarate për mediat, teksa dukej shumë i emocionuar dhe i tensionuar, Malaj tha se me qëndrimin e tij Rama do të dështojë sërish për të mposhtur Berishën, ndërsa shtoi se vendosi të dalë si deputet i pavarur dhe se ky do të jetë fundi i neodiktatorëve në politikën shqiptare.
Së pari, e mbi të gjitha dëshiroj të falënderoj median, për të gjithë mbështetjen që më ka dhënë dhe do të më japë në karrierën time politike. Dëshiroj të falënderoj të gjithë votuesit, që kanë votuar Partinë Socialiste, dhe sidomos ata që më kanë votuar për 16 vjet në politikë. Sigurisht, ky nuk është fundi i karrierës time. Duke vendosur që të dal si kandidat i pavarur, pra nuk kam pranuar asnjë ofertë as majtas dhe as djathtas, mendoj që ky të jetë fundi i neodiktatorëve në politikën shqiptare. I
shte zoti Rama, dhe dëshiroj të falënderoj edhe të gjithë përfaqësuesit politik të së majtës në qarkun e Vlorës, që më kishin dhënë mbështetje maksimale. Vendimi për të mos u përfshirë në asnjë listë ishte vendim individual i Ramës, nuk kam asnjë problem individual me të, por jam i shqetësuar që në mënyrë të përsëritur Partia Socialiste dështon për të mundur qeverinë Berisha dhe për ti dhënë vendit një qeverisje më të mirë. E kam ditur që në momentet e para, që lufta që kam bërë për të mos ndryshuar Kushtetutën në mënyrë arrogante dhe jo transparente, e cila ka prishur themelet e shtetit ligjor.
E kam ditur që kur i kam kërkuar grupit parlamentar të Partisë Socialiste të mos bënte bllokim të funksionimit të parlamentit në një demokraci parlamentare, kur kam kërkuar që të votonim ligjet e integrimit europian, kur kam iniciuar një proces demokratizues dhe modernizues të Partisë Socialiste, që do të paguaja një çmim për të gjitha këto. Por, ky është çmimi më i vogël që mund të paguajë një politikan, i cili nuk ka asnjë interes për një karrige, por ka interes që partia e tij, Partia Socialiste, të ishte partia që të mposhtte Sali Berishën nga avantazhet e saja, dhe jo nga kopjimi i stilit të tij, është shprehur Malaj.
6 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)
Arben Malaj del i pavarur: Fundi i neodiktatorëve. Rama dështon sërish ta mundë Berishën burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email