E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arber-Lorenes E ke humbur respektin qe kam pasur per ty

Javen e kaluar Graciano dhe Lorena u ndane per disa dite ne menyre qe te vinin keshtu ne loje Arberin. Lorena dhe Graciano kane menduar se nese ata do te ndaheshin Arberi do te tentonte qe te afrohej me Lorenen. Ai ka shprehur ne nje moment se i pelqen Lorena dhe kete cifti e kane interpretuar si nje paralajmerim se nese Lorena do te ishte vetem ai do te tentonte te lidhej me te. Arberi ne keto momente i kerkon Lorenes qe te sqarohen perse kane dashur ta fusnin ne nje loje te tille.

Arberi i thote Lorenes se ajo nuk kishte pse te organizonte nje loje te tille por mjaftonte qe ta pyeste dhe ai do ti pergjigjej me sinqeritet se si do te sillej ndaj saj nese ajo sdo te ishte e lidhur me Gracianon. Ai thote se ajo e ka genjyer dhe se per kete ai nuk ka per ta besuar me asnjehere. Me kete loje ti edhe respektin qe kam pasur per ty e ke humbur thote Arberi dhe me pas thote se ajo e ka humbur kete provokim sepse midis tyre nuk do te kete kurre asgje me shume.

Lorena i thote Arber me mua mos bej te ndershmin dhe te sinqertin dhe Arberi i pergjigjet me ty kurre sdo bej te sinqertin. Lorena largohet dhe Anila pyet Arberin se si ndjehet ai si nje nder banoret me te preferuar te publikut dhe keshtu Arberi e vazhdon biseden me Anilen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›