E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arber Neziri ben bashke 80 instrumentiste te talentuar ne nje orkester

Nuk ndodh shpesh që të rinjtë shqiptarë të cilët mbarojnë një disiplinë të muzikës klasike në Universitetin e Arteve, të jenë pjesë e një okestre. Por bashkëmoshatarit të tyre Arbër Neziri i lind ideja për të themeluar orkestrën e parë rinore.

Kjo orkestër përbëhet nga 80 instrumentistë, të cilët janë zgjedhur përmes një konkursi nga dirigjentët më me rëndësi të 30 viteve të fundit nëpër botë, si maestro Aldo Ceccato.

Neziri thotë se ndihet i lumtur që orkestra rinore nis të luajë me një vepër kaq të rëndësishme si “Rekuiem”.
Funksionimi i kësaj orkestre aktualisht bëhet në bazë të koncerteve që ato kanë për të interpretuar.
Gjuha e muzikës për Nezirin është universale.
Synimet i kanë të qarta dhe repertori koncertor ka rrugëtim të gjatë.

“ORSH lindi si domosdoshmëri jetike për të përgatitur të rinjtë shqiptarë me lojën në orkestër, me nivelet më të larta profesionale. Për të mos e lënë të pashfrytëzuar talentin e tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›