E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arber Xhaferri: Ligji do te zhvleresohet

Si e konsideroni qendrimin e institucioneve maqedonase per ashpersimin e regjimit te vizave me Shqiperine?
Une mendoj se ky vendim eshte nje gabim dhe, mbi te gjitha, nuk eshte ne interes te vete shtetit maqedonas. Une, nga ana tjeter, nuk mendoj se nga ky gabim duhet te bejme drame dhe te bejme analiza te thella gjeostrategjike apo te tjera, thjesht eshte nje gabim ordiner, qe se shpejti do te korrigjohet. Shqiperia nuk ka nevoje qe te ndihet inferiore nga ky gjest, por te vazhdoje me pergjigjen e saj, konstruktive dhe dinjitoze, pa marre parasysh se ngacmime te tilla shqetesojne. Nese do te merrte masa reciproke, Shqiperia, jo vetem ne kete drejtim, por edhe per tema te tjera, do te kuptohet shume thjesht se pozita e Shqiperise, ne fakt, eshte superiore.
Cili do jete qendrimi i pales shqiptare ne koalicionin qeverises?
Po, une kam besim te plote ne Partine Demokratike Shqiptare qe eshte ne qeveri, te vete zotit Thaci, qe shume shpejt do te ndikoje qe te korrigjohet ky gabim.
Po vete Kryeministri maqedonas?
Vendimi nuk eshte marre ne koordinim me partite qe jane koalicion, vendimi po ashtu nuk eshte marre ne qeveri, eshte marre ne ministri. Keshtu qe, vete zoti Gruevski, sa kam informata, nuk eshte i mendimit qe duhet te vendosen viza per qytetaret e Shqiperise.
Mendoni se ky ligj do te zhvleresohet?
Une besoj qe nuk ka jete nje vendim i tille, qe eshte kunder proceseve te tjera integruese, qe eshte qellimi i perbashket, edhe i Shqiperise edhe i Maqedonise. Pra, eshte kunder cdo gjeje, vecmas, kunder interesave te shtetit maqedonas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›