E Diel, 1 Nëntor 2026

Arbitri i skandaleve në Roma-Sevija dhe Gjermani-Spanjë rrëfen se ka menduar të tërhiqet

Në Angli e konsiderojnë ende si njërin prej arbitrave më të mirë, por në Romë dhe Gjermani e kanë cilësuar si një “fatkeqësi” e kategorisë që përfaqëson.

Bëhet fjalë për Anthony Taylor, i cili ka dhënë një intervistë për “BBC Sport”, ku ka rrëfyer se pas episodit që i ndodhi në finalen e Europa League 2023 kishte menduar që të tërhiqej.

“Ajo që më ndodhi pas finales së Ligës së Europës ka qenë episodi më i rëndë që kam përjetuar pasi u përndoqa deri në aeroport. Unë në atë finale kisha marrë me vete edhe familjen dhe kalova çaste shumë të vështira”, tha Anthony Taylor.

Në finalen e madhe mes Romës dhe Sevijës britaniku i mohoi një penallti Romës duke bërë që trajneri Jose Mourinho ta sulmonte si në fushë edhe në parkingun e stadiumit ku vendosi që ta priste në dalje.    

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›