E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arbri i shpeton eliminimit Rrefim me ndjenje atdhedashurie e humanizmi nga Arbri

Arbana shprehet se eshte koha per te pritur zarfin me emrin e banorit te pare qe i shpeton nominimit. Ai eshte Arbri. Opinionisti shprehet se Arbri ka sensin e humorit dhe nje logjike shume te sakte cka e kane bere qe ai ti shpetoje nominimit.

Me pas Arbana flet per Arbin i cili eshte nje nga banoret e rinj te shtepise por ka arritur qe me ane te karakterit te tij te integrohet aq mire ne shtepi saqe duket sikur ka hyre qe diten e pare. Energjia dhe protagonizmi e kane shoqeruar qe nga femijeria. Gjate kohes se luftes se Kosoves familja e Arbrit eshte mirepritur per rreth tre muaj nga nje familje Shqiptare familja Prespa me te cilen ai ka nje lidhje mjaft te vecante.

Arbana flet me Arbrin dhe e pyet se cfare e lidh me se shumti me Tiranen. Ai pergjigjet se ne nje moment qe nuk kane ditur kur te shkojne se bashku me familjen e tij nje familje eshte treguar shume bujare e mikpritese me ta cka ka bere qe ata te mos e ndjejne mungesen e shtepise dhe i eshte shume mirenjohes atyre njerezve.

Se fundi familja ne te cilen ka ndenjur Arbri i ka derguar atij nje mesazh ne nje klip suprize per te ku ata flasin me shume dashuri per Arbrin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›