E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ardi Veliu do të menaxhojë Prodhimin dhe Tregtinë Shtetërore të Armëve

Ardi Veliu, ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është caktuar të menaxhojë Prodhimin dhe Tregtinë Shtetërore të Armëve.

Veliu do të jetë administrator i shoqërisë shtetërore “KAYO” me fond fillestar 3 milionë euro, për prodhim, demilitarizim dhe tregimin e armëve e municioneve.

Pas largimit nga drejtimi i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u vendos në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në shtator 2022, ndërsa dha dorëheqjen nga ai post në tetor 2023.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›