E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina bie në Spanjë, Mesi rikthehet te goli

Rezultat i drejtë dhe fitore e merituar për spanjollët, që ishin gjatë gjithë kohës këmbëngulës. Vendasit kalojnë të parët në epërsi me anë të Ksabi Alonsos në minutën e 16-të. Mesfushori i Realit të Madridit shtyu topin në rrjetë, pas gjuajtjes së David Silvës, të cilën portieri agjentinas Romero e devijoi.

Por bardhekaltrit rikthejnë barazpeshën në minutën e 61-të. Raul Albiol ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Maksi Rodrigez brenda zonës dhe gjyqtari akordon një penallti. Nga pika e bardhë është Mesi që nuk gabon, duke u rikthyer te goli me skuadrën kombëtare.

Katër minuta para përfundimit të sfidës, Demikelis prek topin me dorë, duke bërë që arbitri të tregojë për të dytën herë nga 11-metërshi. Ksabi Alonso godet saktë, duke mposhtur për herë të dytë portierin argjentinas. Përfundon 2-1 për spanjollët, një fitore e merituar e kampionëve të Europës në fuqi, që tregojnë edhe një herë së janë skuadra për t’u mundur.

Spanjë 2 – 1 Argjentinë (Ksabi Alonso 16’, 86’ p / Mesi 61’ p)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›