Argjentina duke festuar, Dybala pranë Messit në një murale gjigante

Nuk kanë të ndalur festimet për fitoren e Argjentinës në Botërorin e Katarit. Përveç njerëzve në rrugë, mes gëzimit dhe kaosit, kanë nisur edhe festimet e para artistike për triumfin e Albiceleste. Në fakt, orët e fundit në Buenos Aires u inaugurua një mural gjigant prej 30 metrash katrorë.
Muralja paraqet kapitenin Leo Messi, i veshur me ‘bishtin’ e famshëm zi-artë që iu vendos mbi supet pak para dhënies së trofeut, teksa ngre Kupën e Botës në qiell. Pastaj portieri Emiliano Martinez në prapavijë, i rrethuar nga Paulo Dybala dhe Rodrigo de Paul. Sipas raporteve nga shtypi argjentinas, muralja ka përmasa 6 metra të larta dhe 5 metra të gjerë dhe kërkonte 60 bojëra të ndryshme me spërkatje. E vendosur në zonën e Palermos, është një vepër e një artisti lokal të rrugës.