E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina kualifikohet per ldquoBrazil 2014rdquo

Argjentina fitoi në transfertë 5-2 ndaj Paraguajit dhe u kualifikua për Botërorin “Brazil 2014” pas 29 pikëve të grumbulluara në grupin e ekipeve amerikano-jugore.

Leo Messi shënoi 2 gola me 11-metërsh (11’ dhe 52’), ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Aguero (31’), Di Maria (49’) dhe Maxi Rodriguez (90’). Bardhekaltërit zhvilluan një ndeshje shumë praktike: mbrojtën mirë dhe goditën gjithmonë në kundërsulm vendasit. Jose Ariel Nunez (17’) dhe Roque Santa Cruz (85’) shënuan dy golat e Paraguajit, skuadër që nuk ka shanse kualifikimi pasi renditet në vendin e fundit me vetëm 11 pikë. Në ndeshjet e tjera të kualifikueseve të Amerikës Latine u shënuan këto rezultate: Bolivi-Ekuador 1-1 Uruguaj-Kolumbi 2-0 Venezuela-Peru 3-2 / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›