Argjentina shpall 7 ditë zie për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut

Bota përjetoi një tjetë lajm të trishtë mëngjesin e sotëm, atë të ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, i cili i kushtoi jetën e tij shërbimit të Zotit dhe të Kishës.
Gjatë jetës së tij Papa Franncesku fali dashuri, veçanërisht për më të varfërit dhe më të margjinalizuarit.
Trupi do të transferohet në bazilikën më 23 prill, tha drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, i cili gjithashtu komunikoi se Jubileu “mbetet i hapur”.
Ndërkohë, qeveria argjentinase është gati të shpallë shtatë ditë zie kombëtare për vdekjen e Papa Françeskut, argjentinasi i parë që drejton Kishën Katolike. Zëdhënësi presidencial, Manuel Adorni, shkroi këtë në X:
“Papa Françesku, Jorge Bergoglio, ka ndërruar jetë. Udhëheqësi shpirtëror dhe udhërrëfyes i miliona burrave dhe grave. Presidenti i kombit do të dekretojë shtatë ditë zie kombëtare për vdekjen e Atit të Shenjtë”, tha zëdhënësi.