E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentine nis gjyqi ndaj ish-Presidentit

Një gjyq ndaj ish-Presidentit të Argjentinës, Fernando de la Rua, nisi të mërkurën në kryeqytetin Buenos Aires, pasi 74-vjeçari akuzohet se korruptoi disa senatorë për kalimin e një ligji kur mbante pushtetin në vitin 2000.

Sipas prokurorëve, De la Rua pagoi 5 milionë dollarë shpërblime për të siguruar mbështetjen e mjaftueshme të Senatit për aprovimin e një legjislacioni i cili privonte sindikatat nga disa të drejta thelbësore për punëtorët.

De la Rua i mohon akuzat dhe pretendon se gjyqi i ngritur ndaj tij është politikisht i motivuar.

Presidenti la Rua tha dorëheqjen në vitin 2001 si rrjedhojë e revoltave popullore të shkaktuara nga një prej krizave më serioze ekonomike në historinë moderne të Argjentinës.

Paketa ligjore për të cilën po hetohet De la Rua u shfuqizua pas marrjes së pushtetit nga presidentja Cristina Fernandez de Kirchner.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›