E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ari Han i jep lamtumirën drejtimit të kombëtares

Tiranë - Ari Han duke filluar që nga dita e sotme nuk do të jetë më trajner i kombëtares shqiptare të futbollit. Vendimi është marrë pas marrëveshjes mes vetë trajnerit holandez dhe FSHF-së.

Shkak i largimit të Hanit nga drejtimi i Shqipërisë janë rezultatet e dobëta që ka arritur kjo skuadër në ndeshjet e fundit.

Lajmi për largimin e tij qarkullonte prej ditësh në mjediset sportive dhe ato mediatike, por institucioni më i lartë i futbollit në vend nuk kishte dalë akoma me një vendim përfundimtar.

Brenda pak ditëve do të bëhet i ditur edhe emri i trajnerit të ri të kombëtares, i cili do ta drejtojë ekipin në ndeshjet e mbetura për eliminatoret e kampionatit botëror, “Afrikë e Jugut 2010”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›