E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arjola fillon proven Preket dhe qan nderkohe qe komenton objektet

Bie gongu nga Vellai i Madh dhe banorja e pare e cila fillon proven eshte Arjola. Ajo shkon ne magazine per te perzgjedhur objektet dhe pasi mendohet per disa minuta ben zgjedhjen dhe del ne dhomen e ndenjes.

I vendos objektet mbi tavoline dhe fillon te flase per sendin e pare te perzgjedhur qe eshte nje arke kursimi. Ajo tregon se gjyshja e saj ka qene shume kursimtare dhe se gjithmone e keshillonte Te behesh nikoqire per veten tende. Ajo mendon se nese do te kishte kursyer me teper tani mund te kishte me shume lehtesira.

Objekti i dyte i perzgjedhur nga Arjola eshte ora. Ma ka nxjerre shpirtin per 12 vjet tregon Arjola. Ajo thote se gjate viteve te shkolles e ka pasur shume te rendesishme por gjithmone eshte mesuar ti lere gjerat per momentin e fundit. Per te ora simbolizon 12 vitet e shkolles.

Objekti i trete i perzgjedhur nga Arjola eshte albumi. Ajo thote se me kete objekt kujton gjyshen e saj e cila eshte ndare nga jeta para 4 vjetesh. Arjola tregon se ka qene shume e lidhur me gjyshen dhe se ia ndien shume mungesen. Ajo e kujton gjyshen e saj gjithmone me album ne dore pasi njeri nga djemte e saj ka emigruar dhe ajo mbante me vete gjithmone fotot e tij.

Sendi i katert i perzgjedhur eshte nje shishe vere. Ajo tregon se kjo shishe i kujton te atin te cilin e kujton duke pire ne cdo cep te shtepise. Ajo tregon se ai ka konsumuar shume pije alkoolike dhe sipas Arjoles e ka bere nga stresi.

Sendi i peste i perzgjedhur jane kufjet. Ajo e konsideron jeten shume bosh pa muzike.

Sendi i fundit i perzgjedhur nga Arjola eshte stetoskopi. Ajo tregon se ka vuajtur per 7 vjet nga bajamet dhe per periudhen e dhimbshme qe ka kaluar ne sptal. Qan nderkohe qe tregon dhe perfundon komentimin e objektit te fundit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›