E Hënë, 2 Nëntor 2026

Armando Broja: Duhet të kishim bërë më shumë me Notingam Forest!

Për Armando Brojën kanë nisur ditët e vërteta të një futbollisti pasi dëmtimi duket se është një kujtim i largët dhe sulmuesi po “jeton” me futbollin gjithmonë e më shumë.

Në një prononcim të shkurtër pas humbjes që pësoi Evertoni përballë Notingam Forestit, shqiptari siguroi tifozët se më e mira nuk ka ardhur ende.

“Duhet që të kishim bërë më shumë përballë Notingam Forestit, por u them tifozëve se duhet që të kenë besim pasi ditë më të mira do të vijnë”, pohoi Broja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›