E Hënë, 2 Nëntor 2026

Armando Broja debuton me asist te Burnley

Armando Broja ka bërë debutimin e tij me skuadrën e re, Burnley. Sulmuesi kuqezi ka zbritur që nga minuta e parë në fushën e lojës në ndeshjen e EFL Cup përballë Derby County.

Kanë mjaftuar 4 minuta lojë dhe Broja ka asistuar për Ramsey, i cili shënoi golin që zhbllokoi këtë sfidë. Në minutën e 63-të sulmuesi shqiptar la fushën e lojës duke u zëvendësuar nga Ashley Barnes.

Ndërkohë, Burnley arriti të kualifikohet në raundin tjetër të kompeticionit pas golit të shënuar në fund të ndeshjes nga Oliver Sonne duke siguruar një fitore 2-1. Pas golit të Aaron Ramsey në pjesën e parë, Bobby Clark barazoi rezultatin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›