E Diel, 1 Nëntor 2026

Armando Broja dëmtohet para sfidës me Poloninë, trajneri i Burnley: Do të mungojë disa javë

TIRANË, 20 shkurt /ATSH/ Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja ka pësuar një dëmtim që vë në pikëpyetje praninë e tij në ndeshjen e 26 marsit ndaj Polonisë, e vlefshme për “play-off”-in e Botërorit.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Burnley, Scott Parker, i cili në prag të ndeshjes me Chelsean deklaroi se sulmuesi shqiptar do të mungojë për disa javë për shkak të një problemi fizik që e ka shqetësuar prej kohësh.

“Ai nuk do të luajë këtë fundjavë sepse ka një problem fizik. Është duke e shqetësuar prej kohësh dhe duhej të merrnim masa. Do të mungojë për disa javë të tjera, por shpresoj që të rikthehet shpejt”, u shpreh Parker.

Edhe pse nuk është përcaktuar koha e saktë e rikuperimit, Broja është në garë me kohën për të qenë i gatshëm për sfidën në Varshavë, ndërsa po vijon programin individual të rikuperimit.

Gjatë këtij sezoni në Premier League, 24-vjeçari ka zhvilluar 952 minuta lojë, duke realizuar një gol dhe duke dhënë dy asiste në të gjitha kompeticionet, ndërsa problemet fizike kanë ndikuar ndjeshëm në rendimentin e tij.

Situata është reflektuar edhe te Kombëtarja shqiptare, ku sulmuesi është aktivizuar me kufizime, duke regjistruar një asist në eliminatoret e Botërorit ndaj Andorrës.

/gj.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›