E Diel, 1 Nëntor 2026

Armando Kasaj i pafajshem

Pas katër seancash me gjykim të shkurtuar ndaj shefit të IT-së në Kryeministri, Gjykata e shpalli ta pafajshëm 27-vjecarin Armando Kasaj, nën akuzë për veprime, që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Gjyqtari Gerd Hoxha deklaroi se është vërtetuar, se dhoma ku ndodhej serveri, nga i cili janë fshirë pamjet filmike ka qenë e mbikëqyrur nga Garda dhe se kjo nuk ishte zyra e Armando Kasajt. Përveç kësaj - shtoi gjyqtari, - qeliza e telefonit tregon se Kasaj, mesnatwn duke u gdhirw 22 janari, per te cilen akuzohet, ka qene ne shtepine e tij prane Medresese.

"Në këtë mënyrë, përjashtohet në mënyrë kategorike prania e tij pranë ambienteve të Do të kërkoj dëmshpërblim, po unë e çmoj shumë këtë vendim të Gjykatës sot edhe pse ishte një vendim i vonuar. Mendoj që jam përballur me akuza dhe rrethana shqetësuese për rreth një vit nga ana e Prokuroris

Armando Kasaj
Këshillit të Ministrave në këtë orë dhe hidhen dyshime të forta, të bazuara në prova, mbi praninë e tij në orën 00.51 të datës 22 janar 2011, në ambientet e Kryeministrisë, kur është bërë edhe formatimi dhe fshirja e të dhënave. Sa më sipër Gjykata çmon se akuza ndaj këtij të pandehuri bazohet vetëm në indicje, të cilat nuk janë të sakta, të rëndësishme dhe janë të paharmonizuara nga njëra-tjetra. Eshtë e vërtetë që njw vepwr penale mund tw provohet dhe nga indicjet, por këto duhet të jenë të sakta dhe të lidhura në harmoni me njëra-tjetrën". tha Hoxha.

Ndërkohë ne dalje te procesit Armando Kasaj deklaroi se do te kerkoje deshmperblim.

"Patjetër që do të kërkoj dëmshpërblim, po unë e çmoj shumë këtë vendim të Gjykatës sot edhe pse ishte një vendim i vonuar. Mendoj që jam përballur me akuza dhe rrethana shqetësuese për rreth një vit nga ana e Prokurorisë", tha Kasaj.

Fshirja e pamjeve filmike ne kamerat e vendosura perreth Kryeministrise, diten e demonstratave të 21 janarit tashme mbetet pa autor, çka do te thote se edhe pse ekspertiza e FBI-së konfirmoi se pamjet ne Kryeministri jane fshire, se kush i fshiu ato nuk dihet.

Nderkohe prokuroria deklaroi per Top Channel se do t'i drejtohet Gjykates per ta apeluar vendimin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›