E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Armë gjahu pa leje dhe doza kokaine në banesë, arrestohet 37-vjeçari në Borsh

Një 37-vjeçar me iniciale G.K. ka rënë në pranga të policisë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij në Borsh janë gjetur doza kokaine, fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe një armë gjahu pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

37-vjeçari kishte me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›