E Hënë, 2 Nëntor 2026

Armë, kanabis dhe shkop bejsbolli në banesë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Rodos

Armë, kanabis dhe shkop bejsbolli në banesë, arrestohet

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Rodos, Greqi, pasi policia i gjeti rreth 10 kg kanabis dhe një armë në banesë.

Shqiptari u arrestua këtë të enjte në Atika, kur Policia e Krimit të Organizuar shkuan në shtëpinë e tij për një kontroll që nuk lidhej me drogën.

Sipas medieve greke, Policia kishte marrë një telefonatë nga fqinjët që informonin për një zjarr të rënë në shtëpinë e një çifti të rinjsh. Policia ka shkuar për kontroll në shtëpinë e çiftit dhe ka vënë re që 34-vjeçari shqiptar i kishte vënë flakën në banjo disa qeseve me lëndë narkotike.

Pas shuarjes së zjarrit, policia kontrolloi shtëpinë e të riut ku gjetën sasi të tjera droge, para dhe një armë gjysmë-automatike.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar në shtëpinë e shqiptarit u gjetën dhe sekuestruan: rreth 10 kg kanabis i papërpunuar, një pjesë e të cilit u gjet brenda në vaskë dhe ishte i djegur, rreth 200 gram kanabis të përpunuar, 3.5 gram kokainë -1.530 euro kesh, 99 pako të mbyllura me avull kanabisi, pushkë ushtarake gjysmë automatike e zezë me karikator, shkopi bejsbolli, gëzhoja, peshore elektronike precize, regjistrues me 4 kamera fikse regjistrimi, kamera rrotullues dhe një cellular.

Shqiptari ka qenë i arrestuar më pare për krime të ngjashme, si dhe për dhunë ndaj tifozerive.

[gallery td_select_gallery_slide="slide" ids="704804,704805,704806"]

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›