E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Armëpushim humanitar në Gaza”/ Shqipëria abstenon për projekt-rezolutën e Rusisë

Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim humanitar nuk ka kaluar. Propozimi, i hartuar nga Rusia, mori pesë vota pro, më pak se nëntë të kërkuara.

Katër vota ishin kundër dhe gjashtë, mes tyre edhe Shqipëria, abstenime për votimin e draftit, i cili gjithashtu bënte thirrje për lirimin e pengjeve, aksesin e ndihmës humanitare dhe evakuimin e sigurt të civilëve.

Ambasadori i Shqipërisë Ferit Hoxha tha se teksti i paraqitur nga Rusia nuk arriti të trajtonte siç duhet të gjitha çështjet kritike, duke përfshirë dënimin e sulmeve terroriste nga Hamasi.

“Në mbledhjen e djeshme të KS, Shqipëria abstenoi sa i përket projekt-rezolutës së paraqitur nga Rusia sepse teksti nuk arriti të trajtonte siç duhet të gjitha çështjet kritike, duke përfshirë dënimin e sulmeve terroriste nga Hamasi.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të bëhet bashkë në dënimin e terrorizmit, në adresimin e shumë prej nevojave urgjente dhe kritike në terren, duke përfshirë situatën e rëndë humanitare në Gaza dhe mbrojtjen e civilëve kudo”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›