Armëpushimi 30-ditor në Ukrainë, Trump: Do e ftoj sërish Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë!

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka reaguar pas dakordësimit SHBA-Kiev për marrëveshjen e propozuar nga Uashingtoni për armëpushim 30-ditor në Ukrainë.
“Delegacioni i SHBA-ve pritet të takohet me përfaqësuesit e Rusisë më vonë sot ose nesër për të marrë përgjigje lidhur me armëpushimin në Ukrainë”, u shpreh Trump.
“Ne duam ta mbyllim luftën në Ukrainë”, shtoi ai.
Presidenti amerikan konfirmoi gjithashtu se do të ftojë Volodymyr Zelenskyn përsëri në Shtëpinë e Bardhë.
/vizionplus.tv