Armëpushimi në Gaza, SHBA: Drafti i rezolutës së Këshillit të Sigurimit nuk është ende gati

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mattheë Miller teksa ka folur për Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka deklaruar se SHBA po punon me kolegët në Këshillin e Sigurimit për të hartuar një rezolutë për të ndalur luftën në Gaza.
Sipas Millerit, SHBA do të mirëpriste një rezolutë që mbështet adresimin e nevojave humanitare të Gazës, ndërsa shtoi se detajet e kësaj rezolute ato që kanë rëndësi.
“Kjo varet shumë nga përmbajtja”, thotë Miller.
Milleri nuk dha detaje nga çështjet që SHBA ka me gjuhën në draftin aktual të rezolutës, duke thënë se ajo ishte ende duke u diskutuar nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit.
Miller shtoi se ndoshta mund të arrihet një pauzë e zgjatur humanitare nëse Hamasi do të pranonte të lironte më shumë pengje.
Dhe koha e votimit është ende shumë në ajër.
Është vonuar tashmë sot, dhe Miller thjesht deklaroi “është e mundur që mund të ketë një votim sot”.
/rtsh.al/