E Diel, 1 Nëntor 2026

Armët kimike, Kerry: Kontrollohen nga Assad, vëllai Maher dhe një gjeneral

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka thënë të hënën se kontrollimi i armëve kimike në Siri është në duart e presidentit Bashar al Assad, vëllaIt të tij, Maher dhe një gjenerali që nuk është zbuluar identiteti tij. Maher është komandanti i Gardës Republikane Siriane, një division elitë i armatosur.

Armët kimike në Siri, kontrollohen në mënyrë rigoroze nga regjimi i Assadit. Është Bashar al Assad, Maher al Assad, vëllai i tij dhe një gjeneral duke u bërë kështu vetëm tre persona që e kanë në kontroll lëvizjen dhe përdorimin e armëve kimike ka thënë Kerry gjatë një konference me gazetarë në Londër.

Ndërkaq Presidenti sirian, Bashar al Assad ka thënë se sulmet hakmarrëse nëse SHBA-të vendos që ta sulmojë Sirinë përmes një sulmi ushtarak do të merrnin forma të ndryshme, duke e përfshirë edhe efektet direkte e jo direkte.

Gjatë intervistës për CBS News të dielën, por qe u transmetua e plotë të hënën, Assadi ka thënë se përpos reagimeve direkte, sulmet jo direkte mund të përfshijnë jostabilitet dhe përhapje e terrorizmit në të gjithë rajonin, diçka që do kishte ndikim në perëndimin, direkt.

Duhet të presim më të keqën, ka thënë Assad gjatë intervistës.

Ndërsa deklaroi se Siria e kundërshton përdorimin e armëve kimike, Assad tha gjithashtu se prej çfarëdo sulmi do të përfitonte Al Kaeda në vendin e tij:
Sulmi do të ishte përkrahje direkte për Al Kaedën).

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›