E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armet kimike Obama paralajmeron Assad

Barack Obama ka paralajmëruar presidentin e Sirisë, Bashar Al-Asad se qeveria e tij do të mbajë përgjegjësi në qoftë se do përdorë armë kimike.

Obama doli të fliste pasi Damasku zyrtar tha se ato nuk do të përdoren brenda Sirisë, por vetëm kundër një sulmi të huaj nga jashtë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki-Moon tha se çdo mendim i përdorimit të armëve kimike do të ishte i dënueshëm.

Në anën tjetër luftime të ashpra kanë ndodhur në Aleppo, ku rebelët pohojnë të kenë kapur disa pjesë të qytetit.

Ka gjithashtu njoftime të pakonfirmuara nga aktivistët në Homs se forcat e sigurisë kanë kërcënuar se do të sulmojnë burgun qëndror të qytetit.
Siria
Siria kërcënon me armë kimike
Premtimi i Assad: Jo armë kimike ndaj rebelëve
“Assad ndodhet në Damask”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›