Armët kimike në Siri, OKB: Përfundimi, pas testeve laboratorike
NJU JORK- Ekspertët e OKB-së nuk do të nxjerrin "asnjë përfundim" mbi përdorimin e armëve kimike në Siri para rezultateve të testeve laboratorike, që janë duke u zhvilluar aktualisht, deklaroi sot zëdhënësi i OKB-së, Martin Nesirky.
Ai theksoi gjithashtu se "ekipi ishte pozicionuar mirë për të përcaktuar faktet në mënyrë të besueshme".
Hetuesit e OKB-së për armët kimike mbërritën pasditen e sotme, në Holandë, bënë të ditur burime zyrtare vendase. "Avioni u ul në aeroportin e Roterdamit rreth orës 17:00 lokale", theksuan burimet zyrtare vendase.
Ekipi i hetuesve u largua mëngjesin e sotëm, nga Libani. Ekipi i ekspertëve, i kryesuar nga Aake Sellstrom mbërriti në Siri për të zhvilluar hetime mbi armët kimike.
(m.a/afp/BalkanWeb)