E Hënë, 2 Nëntor 2026

”Armiku” i padukshëm i kyçeve – Osteoartriti, sëmundja që kërkon trajtim në kohë

Osteoartriti është një sëmundje që prek të gjithë artikulacionin e cila mund të çojë në deformime që vështirësojnë lëvizjen. Mjekja reumatologe, Nerënxa Ajasllari na shpjegon se cilët janë faktorët që ndikojnë në këtë sëmundje ?

“Osteoartriti është një sëmundje degjenerative e kërcit dhe është sëmundja më e shprehur ndër sëmundjet reumatologjike ku kërci shkatërrohet dhe fillon fërkimi i kockave me njëra tjetrën duke shkaktuar dhimbje dhe inflamacion. Faktorët që ndikojnë janë obeziteti, traumat e mëparshme dhe mendohet se ka dhe faktor gjenetik”, u shpreh mjekja reumatologe, Nerënxa Ajasllari.

Cilat mosha prek më tepër kjo sëmundje?

“Më së shumti prek moshat e treta, është një sëmundje degjenerative e moshës”, tha mjekja.

Por cilat janë format e trajtimit?

“Varet nga stadi në të cilën gjendet pacienti. Kjo sëmundje ka 4 stade dhe secili stad ka specifikat e veta, e rëndësishme është që pacienti të paraqitet në kohë te mjeku”, tha Ajasllari.

Megjithëse dëmtimi i kyçeve nuk mund të rikthehet, qëndrimi aktiv, mbajtja e një peshe të shëndetshme dhe marrja e trajtimeve të caktuara mund të ngadalësojë përparimin e sëmundjes dhe të ndihmojë në përmirësimin e dhimbjes dhe funksionit të kyçeve.

Gazetare: Blerta Cina

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›