E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratisja e Admir Tafilit lihen ne burg 8 efektivet e Shen Kollit

SHKODEumlR- Lihen ne burg 8 efektivet e burgut te Shen Kollit te akuzuar per shperdorim detyre ne lidhje me arratisjen e Admir Tafilit disa jave me pare. Vendimi eshte dhene gjate seances se sotme ne gjykaten e apelit ne Shkoder. Trupi gjykues ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalle se pare per Sabah Selmanin Gjon Lleshgegen Alban Martinajn Gege Gjecin Gjoke Markun Viktor Jakun Gazmir Cokun dhe mjekin e burgut Fatos Frangu.

Nderkohe qe eshte ndryshuar masa per shefin e sigurise se burgut Nazmi Demerxhiu ndaj te cilit eshte caktuar detyrim paraqitjeje. Demerxhiu bashke me 8 efektivet e tjere akuzohen per shperdorim detyre ne ngjarjen e 2 tetorit kur Admir Tafili pasi kishte marre leje bashke me te vellain eshte arratisur nga banesa e tij.

Gjate seances jane zbuluar dhe fakte te reja sipas te cilave ne banesen e te arratisurit nuk ka patur demtime as ne dritare dhe as gjurme te tij ne tarace ndersa njeri prej te akuzuarve la te kuptohej se Tafili mund te jete maskuar si grua pasi gjate qendrimit ne shtepi kane hyre dhe 5 persona te tjere.
m.a/News24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›