E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata e Durrësit jep masat e sigurisë për punonjësit e burgut, ndryshon masa për efektivët e policisë

Këtë të shtunë, në Gjykatën e Durrësit është zhvilluar seanca për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit dhe caktimin e masës së sigurisë për 8 personat e arrestuar pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndocit nga IEVP Durrës.

Të arrestuarit janë 6 efektivë të Policisë së Burgjeve, shefi i komanduar i policisë së burgut, si dhe kryeinfermieri i institucionit. Seanca u drejtua nga gjyqtari Xhevdet Lika, ndërsa prokuror i çështjes ishte Edmond Koloshi.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata vendosi masa të ndryshme sigurie për të arrestuarit:

Arrest me burg u caktua për:

Dezdemon Pazaja

Sali Ferrollari

Fatjon Baçi

Arrest në shtëpi u caktua për:

Aulon Çuku

Violeta Uka

Detyrim për t’u paraqitur u caktua për:

Aranit Çela

Preng Marvataj

Dorjan Saraci

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›