E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratisja e Ndocit, zyrtarët e arrestuar sot para gjykatës

Sot, 17 janar, do të dalin para Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, të arrestuarit pas arratisjes së Altin Ndocit.

Janë 8 zyrtarë të pezulluar tanimë që do të njihen me masat e sigurisë.

Kujtojmë se dje, 16 janar, në pranga u vu edhe drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, ndërsa është ‘shkrirë’ gjithë zinxhiri komandues i këtij institucioni.

jykata e Durrësit caktoi masën e “arrestit në shtëpi” për doktoreshën e spitalit të burgut, Ylfete Sema.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit I. C., 48 vjeç, banues në Durrës, ish-drejtor i IEVP Durrës. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 19/1, datë 15.01.2026, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, me të njëjtin vendim, kjo gjykatë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasen Y. S., 66 vjeçe, banuese në Durrës, doktoreshë në IEVP Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” thuhej në njoftimin e djeshëm të policisë.

Kujtojmë se Ndoci, një person me rrezikshmëri të lartë, arriti të arratisej nga spitali i Durrësit me 13 janar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›