E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrest kardiak për një tifoz në “San Siro”

Nuk ishte një ndeshje për njerëzit me zemër të dobët…

Përplasja epike mes Interit dhe Barcelonës ka rënduar zemrat e shikuesve në tribuna dhe atyre në shtëpi. Megjithatë, një tifoz e pësoi veçanërisht keq. Një 40-vjeçar, menjëherë pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes që vulosi kualifikimin e zikaltërve për në finale, u sëmur pak para se të largohej nga stadiumi.

Personi në fjalë pësoi një atak kardiak që detyroi shpëtimtarët e Meazza-s ta defibrilonin 4 herë. Themelore për fundin e lumtur të kësaj historie ishte ndihma e parë e dhënë nga miku që ishte me të duke parë ndeshjen. Ai ishte i pari që filloi masazhin kardiak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›