Arrest me burg per Ilia Bashon

Gjykata e Tiranës vendosi masën e arrestit me burg ndaj shtetasit Ilia Basho, i dyshuar se pagoi një vrasës profesionist për të vrarë gruan e tij farmaciste më parë gjatë muajit shkurt.
Eleni Basho, 33 vjeç, u qëllua ndërsa po kthehej në banesën e saj në Shkozë gjatë mbrëmjes së dy shkurtit nga një person që u tregua i aftë të linte shumë pak prova në vendngjarje.
Megjithatë, përgjimet telefonike dhe disa prova të tjera të mbledhura nga Prokuroria ngritën dyshime serioze se fajtor për ngjarjen mund të ishte bashkëshorti i farmacistet, Ilia Basho, i motivuar nga motive të dobëta.
Nga hetimet, ka rezultuar se ai ka patur një marrëdhënie jashtëmartesore, por nuk është e qartë nëse vrasja është motivuar nga ky raport.
Pas arrestimit, policia nuk dha detaje të hollësishme për provat e krimit, por burime të saj saktësojnë se, ka dëshmi që rëndojnë ndaj tij, si edhe përgjime. Gjithashtu, rezulton se nga lëvizja e parave që janë konfirmuar nga hetimet, Basho ka paguar dikë tjetër për krimin, por ende nuk ka një identikit se kush mund të jetë vrasësi me pagesë.
Pas paraqitjes së provave nga prokurori Etien Kapo, gjykatësi Altin Shkurti vendosi pranimin e kërkesës për të vendosur masën e sigurisë së arrestit me burg. Midis dëshmitarëve që u paraqitën të premten në gjykatë, ishte e pranishme edhe Yllka Shehaj, një mike e të pandehurit dhe persona të tjerë që e kanë njohur nga pranë.
Nëse 38-vjeçari Ilia Basho do të shpallet fajtor, ai rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.