Arrest me burg per Ilir Xhakjan

Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë arrest me burg për Ilir
Xhakjan, i cili akuzohet për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut Adem
Tahiraj, të enjten e javës së kaluar.
Seanca për masën e sigurisë së Xhakjas u zhvillua me dyer të mbyllura me kërkesë të prokurorit të çështjes.
Ilir Xhakja doli para Gjykatës së Krimeve të Rënda për të dëgjuar masën e sigurisë për katër akuza, më e rënda prej të cilave është ajo e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të kryekomisarit Adem Tahiraj.
Po ashtu, prokuroria i adresoi 38-vjeçarit edhe vrasjen e mbetur në tentativë të një kalimtareje të Vrasja e kryekomisaritKatër akuza për Ilir Xhakjan Ilir Xhakja: E vrava në gjaknxehtësi Tahirajn Kontroll proçesit që la të lirë vrasësin rastit e po ashtu dëshmitare okulare në ngjarje, 67-vjecares Lena Ndokaj.
Sipas burimeve konfidenciale nga organi i akuzës, ndaj Xhakjas po përpilohen edhe akuzat e kundërshtimit të forcave të policisë dhe të armëmbajtjes pa leje.
Një burim i prokurorisë pohoi për Top Channel se për vrasjen e kryekomisarit është nën hetim vetëm Ilir Xhakja, të dhëna këto që rrëzojnë verisionin e një burimi tjetër nga policia e Durrësit, e cila deklaron në rrugë jozyrtare se 17-vjecari Ledion Krasniqi është shpallur në kërkim për akuzën e vrasjes.
Ky version në fakt rrëzohet nga burimet e prokurorisë që shprehen se adoleshenti nuk rezulton të ketë qëlluar me armë dhe as nuk rezulton sipas të dhënave të deritanishme të ketë ndihmuar autorin e vrasjes për t’u larguar nga vendangjarja pasi Krasniqi është larguar me automjetin, i vetëm dhe për llogari të tij.